BallinaKryesore“Kam qarë, nuk haja”/ Angela Martini tregon si e ka përjetuar arrestimin...

“Kam qarë, nuk haja”/ Angela Martini tregon si e ka përjetuar arrestimin e bashkëshortit rumun: Nuk do kaloja këtë ferr nëse…

Angela Martini ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak e lehtë për të që të qëndronte e fortë përballë akuzave që rëndonin mbi bashkëshortin e saj rumun, Dragos Savulescu.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Antena Stars”, Angela kujtoi momentin kur u ndalua në Greqi së bashku me Dragos nga disa civilë, të cilët i kërkuan miliarderit që të shkonte me ta në polici.

Ishim me miq në restorant dhe një person me rroba civile, jo si polic, nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: ‘A je Dragos Savulescu?’. Reagimi im i i parë… e ula poshtë burrin dhe i thashë: ‘Më trego letrat’.

Kam avokatët më të mirë në botë, në të gjithë botën, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. I dhamë urdhrin dhe të gjithë kishin opinionet e tyre. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo [rasti] është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh. Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve. Në 2002-in.

Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48 vjeç. Kjo për të cilën po flasim ishte çështje politike. Dragos ishte një nga 36 njerëzit e përfshirë. Ai u përfshi në një farë mënyre, sepse s’ka prova për Dragos”.

Më pas, Angela u pyet nëse është vërtet e dashuruar me Dragos dhe përgjigja e saj ishte:

Ai është dashuria e jetës time. Po të ishte ndryshe, nuk do kaloja nëpër këtë ferr. Jam shumë mirënjohëse, Nuk do ta ndryshoja jetën time”.

A do të qëndronte krah partnerit të saj nëse do ta dinte që në fillim se çfarë do të ndodhte

Edhe po të ma thoshte Dragos në fillim një ngjarje të tillë si film unë sërish do qëndroja me të. Ishte e vështirë, por e përballova ndryshe. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresuar, por sa gjatë mund ta bësh këtë?

Duhet të luftosh apo të qash dhe të mos bësh asgjë. Zgjodha të luftoj, sepse asgjë nuk ndryshon ashtu. Jam krenare me karakterin tim. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë. Për dashurinë për të cilën jeton”- deklaroi Martini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular