BallinaKronikeSandër Lleshaj "përplaset" me gazetarin për policin që vrau Klodian Rashën

Sandër Lleshaj “përplaset” me gazetarin për policin që vrau Klodian Rashën

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është përplasur me gazetarin Elton Qyno në studion e emisionit OPEN në Top Channel. Teksa po fliste për vrasjen e efektivit në Lezhë, ish-ministri tha se policia nuk del nga shtëpia me idenë se do të vritet. Lleshaj u shpreh se policia nuk i zgjidh çështjet me armë, por armën e mban për vetëmbrojtje.

Kjo shkaktoi reagimin e gazetarit, Qyno, i cili e pyeti ish-ministrin sesi e zgjidhi çështjen polici Nevaldo Hajdaraj, që vrau Klodian Rashën.

Pjesë nga biseda:

Sandër Lleshaj: Nuk zgjidh policia çështje me armë, armën efektivët e kanë për vetëmbrojtje

Elton Qyno: Po Nevaldo Hajdaraj si e zgjidhi çështjen zoti Lleshaj?

Sandër Lleshaj: Çfarë paqartësie keni ju për këtë?

Elton Qyno: Si e zgjidhi çështjen Hjadaraj që ishte efektiv në kohën tuaj?

Sandër Lleshaj: Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale, këtë po them pikërisht, nuk e përdor efektivi armën e zjarrit. Përdoret vetëm kur kundër saj përdoret armë, për kundërpërgjigje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular