BallinaKronikeVrau 19-vjeçaren shqiptare dhe plagosi babain e saj! Ilir Gjokaj mbrohet duke...

Vrau 19-vjeçaren shqiptare dhe plagosi babain e saj! Ilir Gjokaj mbrohet duke “heshtur”

Ilir Gjokaj 28-vjeçari i cili vrau ish-të fejuarën e tij Shejla Bakija vetëm 19-vjeçe dhe plagosi rëndë babanë e saj Shaban Bakija është vetëdorëzuar në polici. Mediat malazeze kanë raportuar se Gjokaj nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje dhe ka zgjedhur të heshtë.

Avokati i tij mbrojtës, Srda Ljeskovictha se klienti i tij donte të mbrohej duke heshtur. Gjokaj, i shoqëruar nga një avokat, u vetëdorëzua në polici mbrëmë pas mesnate.

Ai sot do të sillet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë që tronditi Tuzin ishte e paralajmëruar pasi 28 vjeçari gjatë muajit gusht e kishte kërcënuar të renë, por që për këtë ai thjesht ishte gjobitur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular