BallinaKryesoreBujar Leskaj: Nëse do të ngrihej ngrehina e Panteonit në Shqipëri, Sulejman...

Bujar Leskaj: Nëse do të ngrihej ngrehina e Panteonit në Shqipëri, Sulejman Delvina do të kishte një vend nderi në të

Nga Bujar Leskaj

Nëse do të ngrihet ndonjëherë ngrehina e Panteonit në Shqipëri, është e sigurt se Sulejman Delvina do të jetë një nga ata shtetarë, që do jetë në një vend nderi në të.
Sulejman Delvina ishte patriot, mësues, politikan dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Ai lindi 150 vjet më parë, më 5 tetor të vitit 1871 në Delvinë.
Është bir i brezit të fundit të artë, që nxori Rilindja jonë Kombëtare në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX në Shqipëri.
Në Panteonin e figurave shqiptare ai simbolizon ringjalljen e shtetit shqiptar pas agonisë së zgjatur të Luftës së Parë Botërore. Ai qëndron pas Ismail Qemalit si një hallkë lidhëse që bashkon një grup burrash që personifikojnë historinë moderne të Shqipërisë.
Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i kreu në Stamboll në vitin 1898 në Universitetin “Mylkie”.
U emërua atashe në MPB-në Osmane dhe më pas sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë, si dhe profesor në liceun e Gallatasarait.
Mbajti detyrën si drejtor i përgjithshëm i vilajeteve.
Sulejman Delvina, megjithëse i ri në moshë gëzonte respekt në radhët e shqiptarëve të Turqisë dhe ishte një ndër figurat më të rëndësishme të klubit shqiptar të Stambollit. Bashkë me patriotë të tjerë shqiptarë iu kundërvu politikës xhonturke dhe synimeve shoviniste ndaj Shqipërisë. Në korrik 1911, Sulejman Delvina do të ishte në krye të manifestimit të studentëve shqiptarë në Stamboll për të mbështetur alfabetin shqip.
Sulejman Delvina ishte një nga nënshkruesit e thirrjes së 18 nëntorit dorëzuar përfaqësive të Fuqive të Mëdha në Stamboll ku kërkohej të njiheshin të drejtat kombëtare të popullit shqiptar.
Në prill 1919 kolonia shqiptare në Turqi, e dërgoi atë në Konferencën e Paqes në Paris.
Në Kongresin e Lushnjës, janar të vitit 1920, Sulejman Delvina kishte një rol protagonist në hedhjen poshtë të gjithë vendimeve të marra në Konferencën e Paqes në Paris, ndërkohë që ndërkombëtarët vazhdonin me planet për copëtimin e vendit. Në Kongresin e Lushnjes morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga gjithë Shqipëria e pavarur.
Kongresi zgjodhi dhe qeverinë, në krye të së cilës u vendos Sulejman Delvina.
Qeveria e Sulejman Delvinës drejtonte në atë kohë pjesën më të madhe të Shqipërisë vendosi marrëdhënie diplomatike me shumë shtete të huaja, me kushtin kryesor “Respektimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë.”
Kryevepra politike e Sulejman Delvinës në histori do të mbetet Lufta e Vlorës kundër Italisë në 1920, ku “Komiteti për Mbrojtjen e Vlorës drejtuar nga patrioti vlonjat Osman Haxhiu e një masë e stërmadhe luftëtarësh, te fshatarët e Labërisë e te vullnetarët e krejt Shqipërisë gjetën një mbështetje të fortë tek qeveria e Tiranës drejtuar prej tij.
Në moshën 37 vjeç Sulejman Delvina u emërua Ministër i Brendshëm, 11 korrik 1921 deri më 16 tetor 1921.
Mori pjesë në revolucionin e qershorit 1924 dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noli u emërua ministër i Punëve të Jashtme për periudhën nga 16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, Sulejman Delvina u largua nga Shqipëria dhe u end për disa vite në Evropë si emigrant politik.
I sëmurë kthehet në Shqipëri dhe vdes në Vlorë në 1 gusht 1933.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular