BallinaAktualitetPano Soko: Rrisin çmimet për të mbuluar vjedhjet, këta e duan popullin...

Pano Soko: Rrisin çmimet për të mbuluar vjedhjet, këta e duan popullin të varfër

Protestës qytetare përpara Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko. 

Ai u shpreh se qeveria e do popullin të varfër për ta kontrolluar, ndërsa shtoi se rritja e çmimeve po bëhet për të mbuluar vjedhjet.

“Çmimet i rrisin për të mbuluar vjedhjet e tyre. Duan të rrisin çmimin e energjisë sepse humbjet janë katastrofike dhe ku do t’i gjejnë lekët, duke na i marrë ne. Këta e vrasin mendjen për rritjen e ccmimeve për ushqimet, për vajin, ata s’e dinë fare, sepse ata nuk shkojnë në dyqan? Ky s’ka shkuar kurrë në dyqan që të ketë parë çmimet, asnjëherë, sepse ka qenë ministër, ka qenë kjryetar bashkie, është kryeministër. Këta i duan njerëzit të varfër që të t’i kontrollojnë, sepse po u bëtë të pasur, nuk ju kontrollojnë dot. prandaj duhet të bëhemi bashkë“, u shpreh Soko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular