Ka ndërruar jetë kryekamarieri Gazment Kurmaku, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë prej disa ditësh.
Kolegët e tij të restorantit me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i shprehin ngushëllime familjes së tij, teksa shprehen se do u mungojë buzëqeshja, zëri dhe njerëzorja e tij
Postimi
Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët.
Gaz tu prehtë shpirti të paqe!
Zoti e shpërbleftë shpirtin tënd në mbretrërinë e parajsës.
Do të na mungojë gjithmonë buzëqeshja juaj, zëri dhe njerëzorja juaj që ka shumë dha përkushtim dhe mirësi.
Familjes së Gazit, të afërmve, miqve dhe kolegëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Lutemi që zoti u dhashtë forcë për të përballuar këtë ndarje të parakohshme me të dashurin e tyre.
Me shumë dhimbje dhe keqardhje i gjithë stafi i Rozafës!
Si ndodhi ngjarja:
Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant dhe ishte ulur në një tavolinë, por 50 vjeçari Gazment Kurmaku, me detyrë shef i kamarierëve, e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Në këtë moment ka nisur edhe përplasja mes të dyve, ku Llapushi e ka goditur Kurmakun me grushte dhe sende të forta. Për pasojë, 50 vjeçari ka rënë dhe ka përplasur kokën me një pjesë betoni, duke përfunduar në gjendje kome.