BallinaAktualitet“Të del miu s’di nga të vesh”! Deputeti i Lushnjës "godet" sërish:...

“Të del miu s’di nga të vesh”! Deputeti i Lushnjës “godet” sërish: Qyteti s’ka më mace, i kanë çuar në spital…

Deputeti Sajmir Korreshi tërhoqi vëmendjen në seancën maratonë të 16 shtatorit në kuvend, kur foli për kushtet në spitalin e Lushnjës, ku “të del miu, s’di nga të vesh”.

Në seancën e sotme, deputeti u ndal sërish te disa nga problematikat më të mëdha të qytetit që përfaqëson, Lushnjës.

Kush është infektuar me Covid, e ka parë sa e vështirë është të bësh qoftë një vizitë. Të sorollasin 4 javë, për të bërë një skaner. Për 4 katër javë virusi vete vjen dy here! Në Lushnjë, por jam i sigurt se e njëjta situatë është kudo, për të bërë një vaksinë duhet të kesh mik. Duhet të fusësh edhe politikanë për të marrë vaksinën e Pfizer

Sipas tij, po bëhet korrupsion me tenderin e urgjencës së qytetit:

Mjekët kanë bërë një punë shumë të mirë, ndërsa drejtuesit merren me tenderin e urgjencës. Ju kërkoj të harxhoni vetëm kohën që harxhoni në parukeri të vini te spitali në Lushnjë. Spitali i Lushnjës sot bën vetëm synetlliqe dhe heqje apandesiti. E keni lënë në derexhe të fundit spitalin”.

Ai i rikthehet sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”. Sipas tij, tani qyteti nuk ka më mace, pas ii kanë çuar në spital, të luftojnë minjtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular