BallinaKryesoreIntegrimi, Berisha akuza Ramës: Kosovës i pengohet heqja e vizave nga krimi...

Integrimi, Berisha akuza Ramës: Kosovës i pengohet heqja e vizave nga krimi i organizuar në Shqipëri

Në ‘foltoren’ e radhës e cila po zhvillohet në Elbasan, ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për situatën në rajon dhe integrimin në BE, ku përgjegjës ka bërë përgjegjës direkt Ramën edhe për pengimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ish-kryeminsitri Berisha u shpreh se prej 6 vitesh diskutohet që vendet e Ballkanit të mos përfshihen në BE por të shihen si vende partnere. Ai deklaroi se Kosova është penalizuar nga liberalizimi i vizave për shkak të kriminalitetit në Shqipëri

“Raporti ynë me BE është e tillë. Prej 6 vitesh vendet e Ballkanit diskutohet të mos përfshihen më në integrim. Por të shihen si vend partner. Kur ti je shndërruar në qendër të krimit të organizuar në Amerikë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë, kush do të punojë me ty. Kjo e pengon Kosovën për të hapur vizat. Kosovës nuk i hapen vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Ky njeri merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbje në humbje. Kreu i opozitës nuk respekton as rregullin kryesor. Humbe zgjedhjet, mirupafshim.

Kandidati për kancelar dha dorëheqjen. Partia donte që ai ta çonte në fitore. Ish-kryetari ynë aktual kalon nga humbje në humbje dhe nuk mendon se duhet të hapë rrugën për të shkuar drejt fitores. Në një akt të pa shembull në historinë e pluralizmit, Rama orkestron asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Pengu i tij deklaroi se vendimin për Berishën e mora vetë, në një kohë kur nuk mund ta merrte kurrë vetë. E mora vetë për shpëtuar karrigen e tij njësoj si bëri në zgjidhe. Humbi në zgjedhje dhe e shpalli masakrën. Në vend që ta mbronte votën tuaj, duke e denoncuar, u mor me karrigen e tij. Në vitin 2021, diferenca mjerisht midis nesh dhe vetë demokratëve”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular