BallinaSociale“Imagjinoj veten duke bërë seks me vjehrrën”/23-vjeçari rrëfen se si ka rënë...

“Imagjinoj veten duke bërë seks me vjehrrën”/23-vjeçari rrëfen se si ka rënë në dashuri me nënën e të dashurës

Një 23-vjeçar vendosi që të flasë për herë të parë për ndjenjat dhe tërheqjen fizike që ka ndaj ‘vjehrrës’ së tij. Teksa rrëfehet për “Dear Deidre” të “The Sun”, ai zbulon se ka gjashtë muaj që është lidhur me 22-vjeçaren.

Por, kur kryen marrëdhënie seksuale me partneren e tij, nuk ndalon dot së imagjinuari veten në shtrat me nënën e saj. Tashmë ka nisur të mendojë nëse mund t’i mbajë të dyja në të njëjtën kohë. Por ‘vjehrra’ e tij nuk e ka idenë më të vogël për këtë. Ja rrëfimi i plotë:

Nuk jam më i dashuruar me partneren time, por me nënën e saj. Jam 23 vjeç dhe kurrë nuk kam pasur ndonjëherë interes për gratë e moshuara deri më tani. Por që kur fillova të dilja me të dashurën time, me të cilën kam gjashtë muaj i lidhur, kam përjetuar ndjenja të forta për nënën e saj.

E dashura ime është 22 vjeç dhe jeton në një shtëpi me të, prandaj jam në shtëpinë e tyre gjatë gjithë kohës dhe qëndroj aty shumicën e netëve. Nëna e saj më thotë se jam i mirëpritur çdo herë.

Ne bisedojmë për sportin, makinat, lajmet… gjëra për të cilat e dashura ime nuk është e interesuar. Ndonjëherë, partnerja ime shkon në shtrat herët, ndërsa unë qëndroj me nënën e saj duke biseduar. Pimë ndonjë gotë verë së bashku. Ma ka theksuar faktin që jam një djalë i bukur dhe që është shumë e lumtur që vajza e saj është e lumtur me mua.

Por unë po jetoj një gënjeshtër. Nuk mund të ndaloj së menduari për këtë grua. Ajo është 45 vjeç, por duket sikur të ishte 30. Ka një trup të mrekullueshëm. Kur bëj seks me të dashurën, imagjinoj sikur të kem në shtrat nënën e saj.

Nëna e saj është shumë e qetë dhe shumë e pjekur edhe për shkak të moshës që ka, prandaj kjo më duket vërtet diçka shumë seksi. Prej disa vitesh, ajo nuk ka një partner. Po mendoj të veproj që ajo të kuptojë se e pëlqej. Por gjithashtu kujdesem për të dashurën time dhe nuk dua që ta prish marrëdhënien që kam me të.

A mund të kem një lidhje me të dyja? Nuk mund të flas me askënd për këtë. Prindërit e mi do të tmerroheshin.”.

“Dear Deidre” thotë:

Të afrohesh me nënën e të dashurës tënde është me të vërtetë një ide e keqe. Ju nuk keni asnjë fakt që vërteton se edhe ajo ka një tërheqje apo pëlqim për ju. Ju i besoni asaj, ndërkohë që ajo ju trajton si djalin e saj.

Ajo duket që e do shumë të bijën dhe kurrë nuk do të mendonte që t’i vidhte të dashurin. Nëse veproni, me shumë mundësi ajo do t’ju refuzojë, do t’i tregojë së bijës dhe gjithçka do të marrë fund.

Sa i përket të dashurës suaj, imagjinoni se si do të ndihej ajo nëse mëson se i dashuri e ka tradhtuar me nënën e saj. Mos e harroni këtë në asnjë çast dhe rregulloni marrëdhënien që keni me njëri-tjetrin.

Nëse jeni të frikësuar se gjërat mes jush po ecin me hapa të shpejtë, atëherë flisni me të dashurën për këtë gjë. Ndërkohë, distancohuni nga nëna e saj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular