BallinaUncategorized‘Do t’ju varim në mes të Levanit’, denoncimi i gruas që i...

‘Do t’ju varim në mes të Levanit’, denoncimi i gruas që i vodhën 100 mln lekë: Grabitësi, na kërcënon si familje

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet? Është kjo pyetja që Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë

Për ‘BalkanWeb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit. “Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla. Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular