BallinaKryesore“Do të hakmerrem!”/ 39-vjeçarja nis takimet me meshkuj të tjerë pasi zbuloi...

“Do të hakmerrem!”/ 39-vjeçarja nis takimet me meshkuj të tjerë pasi zbuloi se bashkëshorti e tradhtonte me…

Po mendoj të shkoj me dikë tjetër për t’u hakmarrë ndaj burrit tim që më tradhtoi me kolegen e tij”,- kështu e nis rrëfimin për “Dear Deidre” të “The Sun” një 39-vjeccare.

Ajo tregon se si e zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, me të cilin kishte katër vite martesë. Tashmë ka nisur të flasë me burra të tjerë në aplikacione takimesh online, por nuk gjen forcën që të kryejë marrëdhënie seksuale me ndonjërin prej tyre. Qëllimi i saj është që ta bëjë partnerin të përjetojë të njëjtën dhimbje që ka përjetuar edhe ajo. Ja rrëfimi i plotë:

Një pjesë e imja dëshiron ta lëndojë ashtu siç më lëndoi ai mua, por gjithashtu nuk dua të ul veten në nivelin e tij. Ai është 42 vjeç, unë jam 39 vjeç dhe kemi qenë së bashku për katër vjet.

Asnjëherë nuk kam menduar se tradhtia do të ishte një problem në marrëdhënien tonë. Por tre muaj më parë, gjeta një faturë restoranti për dy persona, të cilën e kishte marrë atë natë kur më tha se do të vonohej pasi kishte shkuar larg për punë. Kishte shampanjë, verë të shtrenjtë dhe ëmbëlsirë të shkruar në faturë.

Pasi nisa t’i përgjoja telefonin, zbulova mesazhet që kishte shkëmbyer me kolegen e tij. Ata kishin flirtuar dhe ikshin ca kohë që flinin bashkë. Madje lexova edhe një mesazh ku ai krahasonte trupin e saj me timin.

Ata madje kishin bërë plane për të shkuar me pushime së bashku. Kur i tregova burrit tim atë që dija, ai mu lut për një shans të dytë. E di që mund të duket budallallëk t’i besosh atij, por nuk mund të largohesha, të paktën jo përsëri.

E kisha imagjinuar të kaloja pjesën tjetër të jetës sime me të. Që atëherë nuk e prekim njëri-tjetrin. Sa herë që përpiqet të më puthë ose të më përqafojë, unë e largoj.

Dua të jem me të, por ndihem shumë keq, të paktën derisa ai të kuptojë se sa e vështirë është kjo për mua. Kështu që kam folur me burra të tjerë në ‘Tinder’ (aplikacion takimesh online). Kam pasur shumë oferta, disa nga burra shumë të mirë që kërkojnë një shans të dytë në dashuri.

Problemi është se nuk jam i sigurt se mund të takoj ndonjërin prej tyre. Unë urrej të lëndoj njerëz. Dua që burri im të ndihet po aq keq saç jam ndjerë unë. Po sikur faji të jetë më i keq se lëndimi që ndjej?”.

“Deir Deidre” thotë:

Ju keni dyshime serioze për bashkëshortin tuaj. Pyesni veten se për çfarë do të shërbejë hakmarrja? Duket se nuk do të ndjeni kënaqësinë që mendoni nëse i bëni të njëjtën gjë partnerit.

Më mirë fokusohuni tek ai dhe përpiquni ta falni dhe ta forconi marrëdhënien që keni me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, nëse ndiheni më mirë pa të, atëherë mund të ndaheni përgjithmonë.

Sigurisht, të dy duhet të jeni të sinqertë për çdo ndryshim që dëshironi të bëni brenda marrëdhënies tuaj, nëse doni që ajo të funksionojë. Por është plotësisht e mundur të rregulloni martesën pas një tradhtie të tillë.”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular