BallinaEkonomiSelami Xhepa: Krizat kanë potencial destabilizues, xhepi i qytetarëve do ndikohet nga...

Selami Xhepa: Krizat kanë potencial destabilizues, xhepi i qytetarëve do ndikohet nga ajo që energjia i bën biznesit

Qeveria shqiptare ka shpallur emergjencën energjitike për të paktën deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Teksa ka vendosur mosrritjen e çmimit për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël, nuk ka ende një përgjigje se çfarë do të ndodhë me biznesin e mesëm dhe të madh.

Eksperti i ekonomisë, Prof. Selami Xhepa, i ftuar në Rtv Ora thotë se kjo heshtje e qeverisë është një konfirmim se këto dy kategori do ta paguajnë më shtrenjtë faturën e energjisë.

Xhepa: Mospërgjigjia është një përgjigje, absolutisht. Fakti që përtypin nëpër dhëmbë është mungesë kurajoje për të thënë të vërtetën. Rritja e çmimit të energjisë do të ketë një faturë për të paguar dhe ndoshta grupi që është targetuar këtë radhë mund të jenë bizneset e mëdha, ata që furnizohen nga rrjetet e mesme të tensionit të lartë.

Kjo rritje është dhe një presion për këto kompani që mosdakordësimi i tyre për tu furnizuar në tregun e brendshëm do ti shtyjë ata për të kërkuar operatorë të tjerë furnizues të pavarur që edhe kanë filluar të krijohen në Shqipëri dhe që e rrisin shkallën e pavarësisë së sektorit privat në ekonomi. Fatura do të paguhet absolutisht.

Për Xhepën, të themi krizë energjie është të minimizojmë problemin.

Xhepa: Kriza është më e thellë, fenomeni i rritjes së çmimit nuk është vetëm te energjia. Rritja e energjisë dhe nënprodukteve nga karburantet, gazi, është elementi bazë i gjithë imputeve të tjera që përdoren në industri. Kjo rritje masive e çmimeve në gjithë ekonominë globale çon në kriza akoma më serioze që në Shqipëri po evidentohen me çmime të larta të ushqimeve, është goxha e lartë dhe ka vazhduar që nga muaji shkurt-mars.

Perimet kanë pasur rritje edhe deri në 18%. Ajo çfarë ndodh në xhepin e qytetarëve nuk do ndikohet thjesht nga energjia, por ajo çfarë energjia u bën të tjerëve. Një rritje shumë e madhe e inflacionit do të detyrojë bankat qëndrore të rrisin interesat, rritja e interesave e çon borxhin publik jashtë kontrollit përfundimisht dhe kjo do krijojë një efekt zinxhir.

Xhepa thotë se “vendet që varen nga ekspertet e tyre dhe kanë të ardhura boom në momentet kur çmimet janë të larta siç janë vendet që janë të pasura me minerale etj krijojnë një fond sovran dhe KESH që ka luhatshmëri të madhe të të ardhrave në momentin që shet dhe momentin që blen, këtë sufiçit e vendos atje dhe mund ta përdorë në momentin e thatësirës”.

Ndërkohë misioni i FMN-së inspektoi zhvillimet ekonomike në vend dhe në përfundim lëshoi një deklaratë ku inkurajonte KLSH të përfundojë dhe publikojë raportet e auditit për menaxhimin e pandemisë dhe projektet e rindërtimit.

Xhepa: Edhe kjo deklaratë është shqetësuese, FMN prej 4-5 vitesh lexon të njëjtin refren dhe asnjë vesh që duhet ta dëgjojë nuk po e dëgjon.Leximi është joi i duhur ndoshta edhe i papërgjegjshëm sepse rreziqet me të cilat po luajmë dhe fusha ku po luajmë është me të vërtetë e mbushur me rreziqe serioze. Ajo çfarë ndodh me financat publike nesër mund ta cënojë jetën e të gjithëve. Cilësia e jetës tonë lidhet si me portofolin e xhepit ashtu dhe me buxhetin e  shtetit.

Mesazhi që u përcoll nga FMN është se Qeveria  duhet të ketë shumë kujdes sepse zhvillimet që po ndodhin sot në tregjet në përgjithësi, mallrat ushqimore, produktet bazike, kriza energjitike. Të gjithë krizat kanë potencial të madh destabilizues, është shqetësim i madh global edhe në Europë.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta lexojmë me realizëm dhe objektivitet gjendjen e shoqërisë dhe të mos dalim të flasim në konferenca shtypi pallavra se të ardhurat janë rritur, ekonomia është përmirësuar.Pse kontratat tona dhe gjithë tenderat tonë shkojnë gjithmonë për projekte dobishmëria e të cilave shpesh herë është e dyshueshme? Nuk jemi shumë serioz me financat publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular