BallinaKryesore"Shqipëria në udhëkryq që pas 25 prillit"/Basha zbardh çështjet e diskutuara me...

“Shqipëria në udhëkryq që pas 25 prillit”/Basha zbardh çështjet e diskutuara me delegacionin amerikan: Nga rikthimi i demokracisë tek…

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E SENATIT AMERIKAN DHE AMBASADOREN SË SHBA NË TIRANË, YURI KIM

Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni:
Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit.
Dhe sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh, nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe të transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri.
Çështja tjetër, se s do ta quaja të dytë se mori një pjesë po kaq të rëndësishme të bisedës, ka të bëjë me rajonin dhe në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave joperëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të ShBA-ve dhe të Boshtit Euro-Atlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si gur i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Miqtë u interesuan edhe sa u përket çështjes së anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e mbështesim plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratit të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që Bashkimi Europian t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve të cilin gjithë shqiptarët e dinë, në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kaq shumë shampanje ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës.
Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular