BallinaAktualitetDita e Shkopit të Bardhë/Bujar Leskaj: Qeveria e propagandës, e fasadave dhe...

Dita e Shkopit të Bardhë/Bujar Leskaj: Qeveria e propagandës, e fasadave dhe satelitëve këta njerëz i ka braktisur në mëshirë të fatit

Nga Bujar Leskaj

Dita e Shkopit të Bardhë nëpër botë festohet më 15 tetor, si dita që ka për qëllim vetëdijësimin për vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me shikim të dobët.
Pikërisht në këtë datë të vitit 1964, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë të përbashkët, e cila e përcaktoi shënimin e kësaj dite dhe identifikimin e shkopit të bardhë si mjet ndihmës për personat që kanë probleme me syrin.
Shkopi i bardhë tanimë është kthyer në simbol të lirisë, pavarësisë dhe besimit. Ajo mundëson lëvizjen e lirshëm në mjedise të hapura të personave të cilët kanë nevojë për të. Ndërkaq historia e përdorimit të saj daton që nga viti 1921, atëherë kur fotografi anglez James Biggs verbohet pas një aksidenti. Për shkak të trafikut të madh përreth shtëpisë së tij, Biggs filloi të përdorë shkopin me ngjyrë të bardhë në mënyrë që të dallohej me lehtë nga të tjerët.
Edhe në vendin tonë, prej disa vitesh, individët me shikim të kufizuar nën kujdesin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, e kremtojnë këtë ditë.
Në mënyrë të vecantë, kjo ditë i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal e kombëtar që kanë për qëllim sensibilizimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërisë për përmirësimin e realizimin në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi i të verbërit. Gjithashtu aktivitetet e kësaj dite shërbejnë edhe për promovimin e vlerave që këta persona mund të ofrojnë në shoqëri.
Gjatë fushatës së 25 prillit kisha kontakte, mbështetje dhe inkurajim të vazhdueshëm me persona me aftësi ndryshe, të verbër, invalidë dhe paraplegjikë.
Tronditëse jeta dhe problemet e tyre; tragjike gjendja në të cilën i ka lënë qeveria e sektit Rama këto 8 vite.
Pensionet e tyre qesharake nuk u dalin jo për të paguar drita, ujë apo ilaçe, por as për t’u ushqyer e veshur, barnat që ata marrin me rimbursim janë reduktuar, kushte për lehtësimin e qarkullimit të tyre në qytete janë mjerane e të vështira, shumicës prej tyre u është ndërprerë ndihma sociale.
Për punësim të këtyre njerëzve, të kësaj kategorie që kërkon dinjitet e barazi nuk bëhet fjalë!
Qeveria e propagandës, e fasadave dhe e satelitëve në hapësirë këta njerëz i ka braktisur në mëshirë të fatit.
Personalisht atë bashkëpunim që nisa gjatë fushatës së 25 prillit me këtë kategori njerëzish në nevojë do ta kem edhe në të ardhmen në mënyrë të vazhdueshme e permanente, në respekt të vlerave dhe kontributit që ata kanë dhe që meritojnë.
+6
Rezenbrik Serjani, Ardi Stefa and 255 others
4 Comments
8 Shares
Like

 

Comment
Share
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular