BallinaKryesorePërfundon procesi i votimit në Kosovë/ KQZ: Ja kur pritet të bëhen...

Përfundon procesi i votimit në Kosovë/ KQZ: Ja kur pritet të bëhen publike rezultatet

Në orën 19:00 në Kosovë janë mbyllur qendrat e votimit. Qytetarët në zgjedhjet lokale votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale për 38 komunat e Kosovës.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më herët tha për Radion Evropa e Lirë se rezultatet preliminare pritet të publikohen sonte.

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, pas nisjes së mbylljes së vendvotimeve tha se në zgjedhjet lokale nuk ka pasur incidente serioze, që do të mund të komprometonin integritetin apo kredibilitetit zgjedhor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular