BallinaKryesoreRikthehet plotësisht normaliteti në veri të Kosovës, KFOR largohet nga pikat kufitare...

Rikthehet plotësisht normaliteti në veri të Kosovës, KFOR largohet nga pikat kufitare me Serbinë

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Ditë më parë situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.

Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë e të cilat do të largohen sot, më 17 tetor, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular