BallinaKryesoreVetingu i politikanëve dhe 2 reformat/Zbardhet fjala e kreut te PD Lulzim...

Vetingu i politikanëve dhe 2 reformat/Zbardhet fjala e kreut te PD Lulzim Basha: Amendamentet janë domosdoshmëri për…

StartNews ka zbardhur fjalën e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që po zhvillon me demokratët e Komisionit të Ligjeve lidhur me 3 amendamentet që ka miratuar kjo forcë politike.

Burime pranë PD-së bëjnë me dije se Basha është shprehur se iniciativat e marra nuk janë për partinë por për shqiptarët. Duke iu referuar amendamentit për reformën zgjedhore, Basha shprehet se shqiptarët duhet të kenë mundësi që të zgjedhin kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin apo me korrupsionin.

Basha me deputetët e Komisionit të ligjeve:

Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te cmimet, te pamundësia për të përablluar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me për kthimin e legjitimitetit, te zgjedhjet e lira dhe të  ndershme.
Pra nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin.
Nga ecja përpara e këtyre iniciativave, përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjdhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por cdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikmit të krimit dhe korrupsionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular