BallinaKryesoreProgres Raporti i BE ngel në klasë Sektin Rama

Progres Raporti i BE ngel në klasë Sektin Rama

Nga Bujar LESKAJ

Komisioni Evropian publikoi ditën e djeshme Progres Raportin për Shqipërinë (https://ec.europa.eu/neighbourhood…/albania-report-2021_en; file:///C:/Users/user/Downloads/Albania-Report-2021.pdf ). Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë një akt-akuzë serioze dhe të mirë-argumentuar të dështimit të Sektit Rama në organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit, në reformën në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, në integrimin e vendit në BE dhe në ekonomi.

Për zgjedhjet, Progres Raporti cilëson se “Shqetësimet mbeten në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike ose funksioneve zyrtare, me pretendimet për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave personale të ndjeshme që mbulojnë preferencat politike të qytetarëve” (Progres Raporti 2021, fq.4, paragrafi i parë. file:///C:/Users/user/Downloads/Albania-Report-2021.pdf ). Ai vijon në faqen 29, paragrafi i parë, duke theksuar se “Rrjedhja e të dhënave të ndjeshme personale, duke përfshirë preferencat politike u shfaq gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit”. Në faqen 26, paragrafi i katërt, Raporti nënvizon se “Rekomandimet e jashtëzakonshme të BE -së për përmirësimin e financimit të partive politike dhe reformën zgjedhore, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ende duhet të adresohen. Incidentet, të cilat ndodhën gjatë fushatës zgjedhore, veçanërisht në lidhje me blerjen e votës, kanë treguar se ka nevojë për financa transparente të partive politike”.

Sekti i liderit global dështoi thekshëm dhe me procesin e integrimit evropian, jetësor për shqiptarët. Në faqen 11, paragrafi i fundit, Progres Raporti shprehet se “Sidoqoftë, integrimi në BE shfaqet me profil të ulët në prioritetet e përcaktuara në programin e qeverisë së re të paraqitur në shtator 2021”. Me tej, ai vazhdon:”Konsultimi mbi politikat dhe legjislacionin duhet të jetë më thelbësor në mënyrë që të rrisë më tej përfshirjen dhe transparencën e procesit të reformës, veçanërisht në çështjet që lidhen me reformat e orientuara drejt BE –së”.(Progres Raporti 2021, fq.12, paragrafi i parë. file:///C:/Users/user/Downloads/Albania-Report-2021.pdf ).

Për reformën në drejtësi, për të cilën sekti Rama shfaqet si kampion i mbështetjes, Progres Raporti i BE-se e thotë troç se “Efikasiteti i sistemit gjyqësor është ndikuar nga kohëzgjatja e procedurave, shkalla e ulët e pastrimit dhe ngarkesa e madhe. Gjykatat e apelit kanë një numër të madh të çështjeve të trashëguara dhe vende të lira gjyqësore, me vetëm 40 nga 78 gjyqtarët e apelit në detyrë. Një hartë e re gjyqësore duhet miratuar dhe zbatuar urgjentisht, për të rishpërndarë gjyqtarët dhe burimet brenda sistemit gjyqësor. Kohëzgjatja mesatare për një çështje në nivelin e apelit është 998 ditë(rreth 3 vjet) për çështjet penale dhe 1742 ditë (rreth 5 vjet) për çështjet civile dhe tregtare”.(faqja 22, paragrafi i katërt)

Është në luftën ndaj korrupsionit që sekti Rama “shkëlqen” me ngjyrën më të zezë të tij. “Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të Shtetit … Në përgjithësi, korrupsioni është mbizotërues në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze”.(fq. 5, paragrafi i trete). Me tej Progres Raporti 2021 i BE-së vazhdon: “Ndikimi i masave kundër korrupsionit në zonat veçanërisht të cenueshme (doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimi publik, kontratat PPP, etj.) mbetet i kufizuar. Kontrollet e brendshme dhe mekanizmat e inspektimit brenda administratës publike mbeten të dobëta dhe joefektive”. Komentet ndaj këtyre konsideratave të BE-së janë të tepërta.

Shqetësimet e BE-së vijojnë në Progres Raportin 2021 për ekonominë, në lidhje me:

  1. Humbjet e larta të të ardhurave dhe shpenzimet e jashtëzakonshme, të cilat çuan në rritjen e deficitit fiskal dhe borxhit publik në vitin 2020, duke fshirë përpjekjet disavjeçare të konsolidimit fiskal.
  2. Borxhin dhe defiçitin publik të Shqipërisë të rritur ndjeshëm,
  3. Reformat social-ekonomike që duhet të ndiqen me përparesi, për të ndihmuar në adresimin e dobësive ekzistuese strukturore, konkurrencën e ulët, papunësinë e lartë dhe ndikimin e pandemisë.
  4. Boshllëqet e konsiderueshme, në krahasim me vendet partnere rajonale dhe evropiane.
  5. Konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila pengohet nga mungesa e njohurive sipërmarrëse dhe teknologjike, nivele të konsiderueshme të informalitetit, nevoja të paplotësuara për investime në kapital njerëzor dhe fizik dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.
  6. Rënien e eksporteve të shërbimeve dhe remitancave, të cilat zgjeruan defiçitin tashmë të lartë të llogarisë rrjedhëse në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2020.
  7. Planet për konsolidimin fiskal dhe zgjerimin e rekomanduar të bazës tatimore, të cilat janë shtyrë, si dhe
  8. Rreziqet fiskale, të cilat vazhdojnë, ndërsa reformat në menaxhimin e investimeve publike kanë ngecur.

E pra, ndryshe nga sa pretendon Sekti Rama, se detyrat e shtëpisë për integrimin evropian i ka bërë më së miri, ky sekt jo vetëm nuk i ka bërë si duhet, por edhe ka ngelur në klasë, në vlerësimin e Progres Raportit 2021 të Bashkimit Evropian.

1 18

BE Albanai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular