BallinaUncategorizedArrestime dhe pezullime nga Korça në Tiranë, dosja: Dy shefat dhe policët...

Arrestime dhe pezullime nga Korça në Tiranë, dosja: Dy shefat dhe policët i fundosën përgjimet

10 efektive policie janë në hetim nga prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, tre prej të cilëve janë arrestuar në kryeqytet dhe një është lënë në arrest shtëpie. Në Korçë janë pezulluar dy shefa i komisariatit dhe qarkullimit dhe katër policë.

Por si u zbuluan dhe për cfarë akuzohen?

Gazetarja e “ABC” Lediona Xheladinaj raporton se prokuroria dhe SHÇBA vepruan pas informacioneve se punonjësit e policisë së qarkullimit Korçë lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm.

Nuk kryheshin kontrolle tek automjetet e dyshuara. Shmangeshin kontrollet në akset ku dyshohej kalimi i trafikantëve. Po i njëjti burim tha se nga përgjimet është mësuar se punonjësit nuk kryenin kontrolle në disa lokale në qytetin e Korçës duke lejuar shkeljen e orës policore.

Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh, ku në “rrjetë” ranë edhe koleget e tyre te TIranes . Por nuk mbaron këtu. Një burim nga drejtoria e Policisë së Korçës i tha “ABC”-së se pritet që të ketë arrestime te tjera në vazhdim.

Po i njëjti burim theksoi se “është urdhër i drejtorit të përgjithshëm të policisë që të mos ketë asnjë tolerim për cilindo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën”. Hetimet për dosjen janë kryer nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA.

Të pezulluar nga detyra

  1. Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
  2. Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
  3. Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
  4. Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  5. Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  6. Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

Të arrestuar

  1. Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  2. Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  3. Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Arrest shtëpie

  1. Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular