BallinaSportCikalleshi fiton një tjetër ndeshje, sulmuesi kalon COVID-in dhe niset për në…

Cikalleshi fiton një tjetër ndeshje, sulmuesi kalon COVID-in dhe niset për në…

Merr fund makthi njëjavor i Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është i lirë të kthehet në klubin e tij, pasi ka kaluar plotësisht COVID-19.

Sulmuesi rezultoi pozitiv një javë më parë, në grumbullimin e kombëtares shqiptare, e cila u kthye në nëj vatër të mirëfilltë infeksioni me lojtarë të shumtë që u detyruan të izolohen derisa tamponët t’i nxirrnin negativë, edhe pse nuk kishin asnjë lloj simptome.

Cikalleshi bëri disa tamponë gjatë këtyre ditëve, por nuk doli negativ deri më sot. Më në fund, atij i ka ardhur sot përgjigja e një tamponi negativ, që i mundësonte të largohej nga Shqipëria e kthehej në Turqi, pranë klubit të tij, për të dhënë kontributin në kampionat.

Një lajm i mirë, pasi ai pritet të kthehet shpejt në fushë si titullar i rregullt, me shpresën që të jetë gati e në formë për ndeshjet e nëntorit të përfaqësueses shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular