BallinaBotaErdogan kërkon kthim parash për avionët luftarakë F-35: Do flas me Biden...

Erdogan kërkon kthim parash për avionët luftarakë F-35: Do flas me Biden për F-16

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë përparim në bisedimet për shitjen e avionëve luftarakë F-16 dhe se Ankaraja do të marrë përsëri 1.4 miliardë dollarë, që ka paguar për avionët luftarakë F-35, të cilët nuk  i lejohet më të blejë, raportoi sot agjencia turke e lajmeve “Anadolu’.

“Ne do marrim mbrapsht 1.4 miliardë dollarët që na takojnë në një mënyrë ose në një tjetër,” u tha Erdogan gazetarëve.

“Mendoj se do të bëjmë përparim. Sigurisht që ne do të flasim për këtë me (presidentin amerikan) Biden në takimin e G20 në Romë”, shtoi presidenti turk.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular