BallinaKronikeMe 98km/h në rrugët e qytetit, policia rrugore kontrolle në Kamëz dhe...

Me 98km/h në rrugët e qytetit, policia rrugore kontrolle në Kamëz dhe autostradën Tiranë-Durrës! Gjobiten mbi 1000 shoferë

Në orët e mbrëmjes së sotme janë konstatuar 287 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Përmes makinës inteligjente, policia ka ushtruar kontrolle në Kamëz, në disa rrugë të Tiranës si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, janë konstatuar makina që udhëtonin me shpejtësi deri në 169 km/h. Në Kamëz, në rrugët e qytetit janë kapur makina me shpejtësi deri në 98km/h.

108 e drejtuesve të mjeteve janë kapur duke përdorur celularët gjatë drejtimit të mjeteve ndërsa 61 për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Ndërkohë në rang kombëtar, Policia Rrugore ka gjobitur 1059 qytetarë për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit, në Kamzë dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Gjatë orëve të paradites, në Kamzë dhe në rrugët e tjera të qytetit, si dhe gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën interurbane Tiranë-Durës-Tiranë, makina inteligjente ka konstatuar 287 shkelje për shpejtësi, nga të cilat janë evidentuar 43 raste me shpejtësi nga 80 km/h deri në 98  km/h në Kamzë, ndërsa në rrugën Tiranë-Durrës, shpejtësi deri në 169 km/h.

Gjithashtu, po gjatë verifikimit  rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë mbrëmjes,  konkretisht 108 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 61 edhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur 1059 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezulluar edhe 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular