BallinaKryesoreMonodrama “Malkony” bën bashkë gratë shqiptare në rajonin e Ballkanit

Monodrama “Malkony” bën bashkë gratë shqiptare në rajonin e Ballkanit

Mbrëmja e 20 Tetorit shënoi finalizimin e projektit i cili ka bërë bashkë gratë dhe vajzat shqiptare në rajonin e Ballkanit. Ky projekt nisi rrugëtimin e tij më 6 Tetor në Teatrin Shqiptar të Shkupit, vazhdoi në Kosovë në Teatrin Hadi Shehu të qytetit të Gjakovës dhe u përmbyll në Universitetin e Arteve në Tiranë, për të ndërgjegjësuar përmes artit dhe për të dhënë një mesazh shprese:
“Ti ke mundësi të zgjedhësh, duaje veten, zgjidh jetën”

Pedagogia e Universitetit të Arteve Taulanda Jupi, autorja e monodramës MALKONY, e cila ideoi këtë projekt shkruan në facebook-un e saj:

“Nga skena e Universitetit të Arteve ku marrin jetë shumë kreacione, shumë mesazhe e vepra të mëdha, i dhamë zë një dhimbjeje, përmes monodramës MALKONY, duke dashur të ndërgjegjësojmë përmes emocioneve të reflektojmë për më shumë kujdes dhe vëmendje për shëndetit dhe mirëqenien e grave dhe vajzave.

Performanca artistike e monodramës MALKONY e cila është shkruar bazuar mbi histori të vërteta, biseda dhe rrëfime të grave dhe vajzave që përjetonin dhe vuanin nga kanceri i gjirit, do të japë zë dhimbjes, dramës dhe ndienjave që përjetonin ato dhe familjet e tyre.

Në mbështetje të këtij projekti kam patur në krah zonja të nderuara dhe të njohura nga fushat e artit, diplomacisë, edukimit, televizionit e politikës. Me shumë vlerësim për kontributin e tyre mund të veçoj zonjat Mimoza Kusari, Adelina Marku,Teuta Jegeni, Vala Adili, Altina Kusari, Vlora Dervishi, etj.
Por këtë mbrëmje me emocion të dyfishtë dhe padyshim përgjegjësi për këtë brez artistësh që formësojmë në këtë universitet krah meje performuan studentet e Universiteti të Arteve Antonela Çina, Orestia Nano, Danja Kovaçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular