BallinaAktualitetVIDEO e RE/Autori del me vrap nga vila dhe hipën mbi mur,...

VIDEO e RE/Autori del me vrap nga vila dhe hipën mbi mur, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë nga grabitja në Krujë

Një video e re është shfaqur nga grabitja e ndodhur në zonën e Niklës në Krujë. Në videon e dytë, kamerat e sigurisë të fiskuara jashtë vilës kapin momentin e daljes së grabitësve me ccantë në dorë dhe kapërcen murin rrethues

Kamerat e sigurisë në banesë kanë kapur momentet e hyrjes dhe largimit të autorëve, teksa pamjet janë sekuestruar nga policia për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu u grabit gjatë natës së kaluar, teksa autorët pasi kanë torturuar kryefamiljarin janë larguar me më shumë se 100 mijë euro para dhe bizhuteri floriri.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular