Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer për mediat momentet e tmerrit të grabitjes më dhunë në banesën e tij në orët e vona të natës, ku 10 persona të maskuar u futën në banesë, duke i kërkuar ccelësin e kasafortës.
Njëri prej tyre ka qenë i veshur me uniformë policie, teksa vetë biznesmeni në dëshminë e tij thotë se e kanë dhunuar dhe i kanë prerë gishtin me gërshërë, teksa i kërkonin t’u jepte çelësin e kasafortës.
Rrëfimi i biznesmenit
Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, ç’të mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet. Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt.
Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish çelësin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe çelësat, ku ishin edhe çelësat e kasafortës. Kishte dhe një kaçavidë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha biznesmeni.
Grabitësit kanë marrë rreth 100 mijë euro dhe flori që kishte biznesmeni në kasafortë, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Familja ka qenë për darkë tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 dhe rreth orës 01:00 të natës grabitësit kanë hyrë në banesë ku i kanë gjetur familjarët në gjumë.
Mësohet se kanë qenë rreth 10 vetë të armatosur e me maska që kanë kryer grabitjen, kanë torturuar dhe lidhur me fasheta kryefamiljarin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Nikel rreth orës 1 të natës.
Familja ka qenë për darkë tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 në banesë. Rreth orës 1 të natës një grup prej 10 personash me armë e maska i ka hyrë në banesë.
Familjarët i kanë mbyllur në një dhomë në katin e tretë të banesës, ndërsa të zotin e shtëpisë e kanë gjetur në një dhomë ku po flinte i vetëm dhe e kanë lidhur me fasheta dhe torturuar për t’i dhënë çelësin e kasafortës që ai mbante në shtëpi. Shuma e marrë nga autorët në lek, euro, dollarë dhe flori mbi 100 mijë euro.