BallinaKronike"Ata ishin tre"! Lëvizjet e vrasësve të biznesmenit në Fier, nga atentati...

“Ata ishin tre”! Lëvizjet e vrasësve të biznesmenit në Fier, nga atentati te djegia e “Benz”-it

Hetimet për vrasjen e biznesmenit Demir Backa kanë zbuluar se në atentat kanë marrë pjesë tre persona. Ditën ekzekutimit në makinën tip “Benz” kanë qenë dy persona. Pasi kanë kryer vrasjen dhe janë larguar në drejtim të fshatit Daullas, atentatorët janë pritur nga një makinë tjetër, e cila i ka ndihmuar të largohen.

Policia deri më tani ka shoqëruar 15 persona për t’i pyetur për ngjarjen, por asnjë nuk është arrestuar.

Ditën e ngjarjes grupi hetimor gjeti brenda makine një automatik dhe një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer ekzekutimi

ABC shkruan se se gjetja e provave në makinën me targa të Kosovës do të jetë shumë e vështirë pasi gjithçka është djegur. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktimës, është zbuluar se biznesmeni është qëlluar me 18 plumba, 3 e prekën në zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor.  Backa ishte biznesmen I njohur në Fier. Ai kishte në pronësi lokal “Piazza” që ndodhet në qendër të qytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular