BallinaKronikeDetaje nga grabitja e Nazif Çangut: Një automjet i vjedhur ka survejuar...

Detaje nga grabitja e Nazif Çangut: Një automjet i vjedhur ka survejuar lëvizjet e tij 4 ditë para grabitjes

Në  Open eshte diskutuar mbreme për grabitjen që ndodhi në Fushë-Krujë në shtëpinë e Nazmi Çangut.

Gazetarja e Top Channel Anila hoxha tha se grabitësit e kishin monitoruar biznesmenin, me një makinë të vjedhur.

Anila Hoxha: Grabitësit e kanë monitoruar, dhe 4 ditë më parë, ka të dhëna për një automjet të vjedhur që i ka survejuar lëvizjet e të zotit të shtëpisë.

Vajza e tij thotë se nja nga autorët s’kishte maskë, por Nazmi Çangu ka dhënë disa versione, ku ata thonë se kërkoni dokumente , që dyshohet pra të jetë grabitje për çështje fajdesh.

Policia shpreson që të gjejë disa të dhëna, shpresa më e madhe lidhet me identifikimin e autiomjetit.

Gazetarja Hoxha beson se një kapele e gjetur në pjesën e pasme të vilës mund të çojë policinë në zbardhjen e ngjarjes.

“Policia shpreson se një kapele e gjetur në pjesën të vilës mund të zbulojë edhe autorët. Rezulton se target e automjetit janë të vjedhura në një resort shumë të njohur në Tiranë, po ashtu e vjedhur është edhe makina”, tha gazetarja

Ndërsa Klodiana Lala tha se fakti që Nazmi Çangu e ka kafshuar një nga grabitësit mund të zbardhë më tej ngjarjen.

Lala: Bëhet fjalë për 5 persona, që janë pyetur. Dyshohet se ata kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës , dhe kanë mbyllur në një dhomë anëtarët e familjes.

Biznesmeni nuk tregon se çfarë dokumentash kanë marrë, por duke qenë se ai merrej me fajde, dhe ka qenë dëshmitar në procesin e Emiljano Shullazit.

Prokuroria ka informacione që kanë hyrë 5 persona, por ka një detaj të rëndësishëm që Nazmi Çangui njërin prej tyre e ka kafshuar.

Se gjurmët e gjakut të tij ka mbetur në bluzën e Nazmi Çangun. Unë s’do ta quaj biznesmen Çangun, se ai merret me fajde.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular