BallinaAktualitetGrabitja e 100 mijë eurove/ Hoxha: Kush është spiuni? Nëse nuk kapen...

Grabitja e 100 mijë eurove/ Hoxha: Kush është spiuni? Nëse nuk kapen grabitësit e biznesmenit do të ketë viktima

Fundjava ishte e mbushur me disa ngjarje shumë të rënda kriminale. Në Nikël u grabit dhe dhunua biznesmeni Nazmi Çangu. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por çfarë thonë hetimet

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet nga policia do të çojë në viktima. Hoxha tha më tej se autorët kanë pasur informacion se biznesmeni kishte një shumë të madhe parash në shtëpi dhe momenti nuk është zgjedhur rastësisht

“Ngjarja është shumë e rëndë. Për më tepër në familjen e një biznesmeni. Nuk mund të them sa persona kanë qenë, roli që kanë pasur. Këto ngjarje edhe me 4-5 veta bëhen, boll të jesh i sprovuar dhe motivuar për ta bërë. Në rastin konkret e kanë ditur me cilin kanë të bëjnë dhe nuk është kollaj të kryesh krime në Nikël.

Përveç banorëve të zonës. Është e vështirë, dikë duhet të pyesësh. Aq më tepër me personin në fjalë, ka qenë punonjës policie. Pamja ka qenë e mbuluar me kamera sigurie, këtë e kanë ditur mirë edhe autorët. Ata kanë vepruar të veshur me uniforma policie, ka shumë ngjarje që nga Enver Stafuka, që e rrëmbyen. Çangu tha se nëse nuk e zgjidh shteti, do ta zgjidh unë, “nuk e fal gjakun”. Ai jep një alibi dhe e lidh pjesën e gishtit me faktin që nuk gjente çelësin e kasafortës. Të dhënat e tyre përputhen.

Edhe familjarët japin të njëjtat dëshmi. Objektivi i tyre primar ka qenë marrja e parave, nga e dinin që mbante shumë të mëdha dhe kasafortë? Në të kaluarën është thënë se Çangu ka aktivitet dhënien e parave me fajde. Ata ose kanë pasur informacion që sasi parash, se ngrihet pyetja përse tani? Shuma dimë se është më e madhe se 120 mijë euro. Duket një ngjarje më e vështirë se vetë grabitja vendi ku hynë, zona.

Çangu tha se ishin me dialekt nga zona e Kurbinit ose malësia e Krujës, ai dha një lloj identikiti. Ai është përleshur me ata, ai tha njërin e ka kafshuar në krah. Ata e mposhtën vetëm me dhunë atë. Ai dukej se ishte bërë një kasaphanë. Nëse kjo ngjarje nuk zbulohet do të çojë në viktima sepse nuk ta fal kush. Mua më shumë më tmerron fakti i guximit të atyre që e bënë” tha Hoxha./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular