BallinaKronikeKrimi i dyfishtë në familje/ Kushëriri: U vranë duke punuar ullinjtë

Krimi i dyfishtë në familje/ Kushëriri: U vranë duke punuar ullinjtë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën pasdite në Vlorë. Pas një konflikti për motive të dobëta, nipi fillimisht ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç., dhe xhaxhai i tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut

Një kushëri i viktimave, duke folur për krimin e rëndë, tha se nuk e di se përse ka ndodhur ngjarja. Sipas tij, krimi ka ndodhur teksa ata ishin duke mbledhur ullinjtë.

“Ata kalonin mirë, ne u pataksëm,” tha ai, duke shtuar se nuk e dinte se kishin pasur konflikte në të shkuarën

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular