BallinaAktualitetShehi: Qeveria mburret se merr borxh për të larë borxhet, po u...

Shehi: Qeveria mburret se merr borxh për të larë borxhet, po u trashëgohet brezave që vijnë

Në një intervistë në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se qeveria nuk bën transparencë se e di që i ka shkelur rregullat të gjitha në raport me marrjen e borxhit.

Ai tha se po merr borxh për të mbuluar borxhet që ka pasur me herët, duke theksuar se dalja në tregun e jashtëm është një fatkeqësi për vendin tonë në këto kushte.

Shehi: Qeveria nuk bën transparencë se e di që i ka shkelur rregullat të gjitha. Ne e kemi votuar që të merret borxh një borxh sepse ka interesa më të ulta dhe është një moment i favorshëm. Se pastaj nga janari vështirësohet puna. Por këta mburren se po marrin borxh. 3 vitet e fundit janë marrë borxh vazhdimisht në një afat 7 vjet, në shumë më ta vogla se sa 700 milionë euro. Nuk është zotësi e qeverisë që del në pazar dhe lyp para, kjo është një fatkeqësi, sepse ne nuk jemi të zotë që të gjenerojmë të ardhura. Borxhi u trashëgohet brezave që vijnë pas 7-10 vitesh.

Përveç borxhit të brendshëm dhe PPP-ve që kemi, marrin edhe këto borxhet e jashtëm. Këta marrin borxh mbi borxh. Ai borxh që është marrë para ca vitesh akoma nuk është larë dhe merret një borxh i ri për ta larë. Pjesa tjetër shkon për të mbushur ato gropat që kemi. Ne kemi edhe dyshime se si përdoret ky borxh, sepse do ta shlyejnë 2-3 qeveri më pas. Ne kërkojmë një lloj serioziteti nga qeveria sepse janë paratë e shqiptarëve, por marrin një përgjigje me arrogancë.

Shehi shtoi se duhen disa forma të tjera të mbajtur nën kontroll çmimet, duke mos qenë shumë simpatizant i idesë së propozuar nga PD-ja për uljen e TVSH-së.

Shehi: Unë mendoj se duhet të gjejmë disa forma të tjera të mbajtur nën kontroll çmimet. Disa vende e kanë bërë këtë me TVSH-në, por mendoj se është një temë që ha diskutim. Po u ça gardhi i TVSH-së krijohet një precedent negativ dhe fillojnë që taksat të mos mblidhen. Unë do të doja një formë tjetër, ku do të identifikoja disa produkte të shportës dhe do të subvencionoja ata që janë më në risk dhe do të lija tregun që të bënte punën e vet. I kemi provuar disa herë këtë uljen e TVSH-së dhe eksperienca nuk ka qenë e mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular