BallinaSportVIDEO/Një penallti me VAR në shtesë vendos gjithçka, derbi i kryeqytetit është...

VIDEO/Një penallti me VAR në shtesë vendos gjithçka, derbi i kryeqytetit është bardheblu

Derbi i kryeqytetit kthehet përsëri me ngjyrat bardheblu. Skuadra e Orges Shehit ka mundur Partizanin me shifrat 1-0, duke thelluar edhe më shumë diferencën në kreun e renditjes e duke vazhduar krizën e thellë të të kuqve.

Në një ndeshje ku ka patur më shumë luftë e më pak raste, gjithçka është vulosur nga një penallti e akorduar nga VAR në minutat shtesë të pjesës së parë. Limaj me qetësi mposhti Hoxhën dhe aq mjaftoi për t’i dhënë suksesin Tiranës në këtë derbi.

Kjo, pasi Partizani nuk dukej në gjendje të rrezikonte portën e Bekajt, i cili ishte spektator thuajse gjatë gjithë duelit me topin që rrallëherë vinte drejt katërkëndorit të tij. Kështu, Tirana merr arratinë në krye të renditjes, ndërsa të kuqtë ndalen në kuotën e 4 pikëve, 10 larg kreut e sigurisht që tashmë mund të thuhet me plot gojë që është në krizë.

TIRANA-PARTIZANI 1-0
45’+7′ (p) Limaj

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular