BallinaKronikeArtan Hoxha u zbulon aplikacionin ‘sekret’ politikanëve: Në Shqipëri ka ardhur programi...

Artan Hoxha u zbulon aplikacionin ‘sekret’ politikanëve: Në Shqipëri ka ardhur programi që përgjon WhatsApp-in

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se ministrat, politikanët e zyrtarët nuk i besojnë aplikacionit ‘WhatsApp’ për komunikimin mes tyre.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se që në momentin e parë që takon një politikan, ai të pyet për aplikacionin ‘Signal’, pasi atë përdorin për të komunikuar.

“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më WhatsApp. Po të takosh një politikan, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë,”- tha Hoxha

Gazetari  ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur edhe një program që mundet të përgjojë Whatsappin. Hoxha tha se ky program përdoret nga skuadra të posaçme.

Sipas Hoxhës, personat që duan të të përgjojnë, duhet të të 150 metra për të kapur celularin.

“Whatsappi për shumë kohë ka qenë mënyra kryesore komunikimit të autoriteteve, Kryeministri, ministrant komunikonin në Whatsapp. Programi për përgjimin e Whatsappit ka ardhur, por nuk është në funksion. Në Shqipëri përgjon Whatsapp skuadra e posaçme. Ata afrohen 150 metër, kanë një pajisje, e kanë të identifikuar personin që do përgjojmë dhe ai e zbardh Whatsappin. Afrohet në distancë. Ajo kap në celularin tënd, por nuk kap gjithë programin. Për të kapur gjithë programin duhet të autorizohesh tek kompania në Amerikë. Në vitet e fundit ka ndryshuar komunikimi,”- tha Hoxha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular