BallinaKryesoreFatmir Guda: Ç'faj ka Lefteria, pse e grazhdon partia

Fatmir Guda: Ç’faj ka Lefteria, pse e grazhdon partia

Nga Fatmir Guda

Të mos ndodhte ky incidenti i ndërprerjes së sinjalit televiziv në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve të 25 Prillit, nuk do ta merrja vesh se drejtoreshë e shërbimit në Kuvend qënkësh Lefteri Lleshi Luzi, ish kryetarja e KQZ, e cila më 2014 u pengoi qindra mijë qytetarëve të drejtën për Referendume Lokale, pasi mblodhën firmat nëpër ish-njësi të ndryshme vendore anë e mbanë vendit kundër ndarrjes territoriale të “rilindjes”.
Me një të ngritur të dorës ajo votoi atëmot kundër vullnetit të qytetarëve për mbajtjen e referendumeve dhe u pozicionua në sintoni të plotë me vendimin e Edi Ramës, i cili siç u provua e kreu këtë të ashtuquajtur reformë vetëm për qëllime të pastra politike, për t’i mundësuar fitoren në tavolinë të sa më shumë njësive vendore.
Dhe të mendosh që atë e kish emëruar në 2012 në krye të KQZ Partia Demokratike si përfaqësuese të saj në këtë institucion (dikush edhe mund të më ndihmojë se suport i cilit apo cilës politikane të PD ishte).
Po a u likësh nga “rilindja” një Lefteri e tillë të binte përdhé e të mos i jepej shpërblim një post drejtorllëku!?
Libri i besprerëve, mosmirënjohësve dhe thikë ngulësve pas shpine në partinë e demokratëve është shumë më i herët dhe përmban një listë të gjatë zabërhanësh që preferenca dhe jo merita apo kontributi i ka katapultuar në thelat më të mira e në majat më të larta.
Eh Lefteri, Lefteri ç’më paskëshe dalë nga radarët tok me atë që bëri peshqesh ndër ne!
Si moj Lefta ju hakërreve sot deputetëve të ish partisë që të rriti e të bëri kaqë!?
Po kur u preve dhe sinjalin televiziv me urdhër të padronit rradhës, ajo ishte ç’ishte.
U pika që s’të bie o moj Lefteri me gjithë ata të bënë kjo që je ti!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular