BallinaAktualitetMiss Serbia 'trondit' vendin/ Bën shqiponjën dy-krenare me duar, lumë ofendimesh në...

Miss Serbia ‘trondit’ vendin/ Bën shqiponjën dy-krenare me duar, lumë ofendimesh në rrjetet sociale

Serbët janë “çmendur” pasi Miss-i i tyre, Valentina Petrovic, pozoi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo e fundit fotografoi pranë Miss Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Foto u bë virale brenda sekondash në rrjetet sociale me shumë serbë që nuk e pritën mirë reagimin e saj

“Pa mend në kokë”, shkruan një komentues i pakënaqur. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Miss Serbia, e cila kërkonte të justifikohej.

“Në një vrull euforie për festën, më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave për një kohë të shkurtër dhe ata më vunë duart se si të pozoja, nuk kisha qëllime të këqija, ishte një pakujdesi momentale dhe budallallëk, spontanitet”, ka shkruar Miss-i, duke u kërkuar falje të gjithëve për të cilët ajo ofendoi dhe i siguroi njerëzit se ajo ende e do vendin e saj pavarësisht kësaj ngjarje.

“Dua t’u kërkoj falje pjesëtarëve të kombit tim, kompanisë sime, familjes sime, të cilët janë hutuar për shkak të fotos, pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër”, ka vazhduar shpjegimin e saj Miss Serbia.

Miss Serbia 'trondit' vendin/ Bën shqiponjën dy-krenare me

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular