BallinaAktualitetPranohet padia e Berishës ndaj Blinken, Murati: E pamundur që një Gjykatë...

Pranohet padia e Berishës ndaj Blinken, Murati: E pamundur që një Gjykatë Europiane ta rikthejë këtë vendim

Gjykata e Parisit ka pranuar padinë që ish-Kryeministri Sali Berisha, ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken. Këtë e bëri me dije vetë Berisha në fjalën e tij që mbajti në “Foltoren” në Kavajë.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, gazetari Erl Murati tha se në lidhje me padinë që ka bërë Berisha nuk ka transparencë, ndërkohë shton se nuk dihet nëse është e vërtetë nëse Gjykata e ka pranuar padinë.

Për gazetarin është e pamundur që Gjykata francezë ta rikthejë vendimin për shpalljen “Non Grata” të Berishës, pasi është një vendim sovran i SHBA.

Erl Murati: Ka një mungesë transparence, nuk i dimë detajet se ça përmban padia e Berishës dhe nga ana tjetër nuk e dimë vërtetë nëse Gjykata ka pranuar padinë e Berishës. Unë e shoh të pamundur që Gjykata franceze të bëjë diçka për këtë pikë. Është një vendim sovran i SHBA. Unë besoj se është e pamundur që një Gjykatë e huaj ta rikthejë këtë vendim. Është vendim direkt i kreut të DASH. Pavarësisht se Berisha po bën një betejë politike dhe juridike sipas tij.

Gazetari shprehet se Berisha në lidhje me vendimin e SHBA po bën një betejë politike dhe jo juridike.

Erl Murati: E vërteta për mua po bën një betejë politike, dhe jo juridike. Po bën politik në lidhje me këtë vendim. Për sa kohë kemi një konflikt konkret mes SHBA dhe Berisha e shoh të pamundur që Gjykata e një vendi të tretë të ketë një vendimmarrje në lidhje me këtë vendim të DASH. Unë uroj që ta fitoj këtë gjyq por nuk besoj se do të ketë një vendim. Berisha po bën politikë, nuk do prek juridikisht vendimin e SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular