BallinaKryesoreRama mbështet kërkesën e PD, zbulohet mesazhi në mbledhjen me dyer të...

Rama mbështet kërkesën e PD, zbulohet mesazhi në mbledhjen me dyer të mbyllura: Të ngrihet sa më parë…

Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen me drejtuesit politikë në qarqe, kryeministri Rama është shprehur dakord për të ngritur sa më parë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ishte Partia Demokratike, e cila dorëzoi sot kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, teksa në kërkesë theksonte se ky komision duhet të hartojë ndryshimet kushtetuese dhe të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular