BallinaAktualitetU inaugurua 1 muaj para zgjedhjeve, ujësjellësi i ri i Krujës kushtoi...

U inaugurua 1 muaj para zgjedhjeve, ujësjellësi i ri i Krujës kushtoi 376 milionë lekë. U helmuan 370 qytetarë

Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar!”, u shpreh kryeministri Rama kur inauguroi ujësjellësin e ri në Krujë.

Vetëm një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama inspektoi ujësjellësin.

Kjo video tregon ujin që u shkoi në çezma banorëve të Krujës prej fundjavës që lamë pas, fiks 7 muaj pasi ujësjellësi i ri u konsiderua i certifikuar.

Në harkun e tre ditëve, mbi 300 persona, përfunduan në spital me shenja helmimi.

Dyshimet deri tani kanë rënë mbi ndotjen e ujit.

Rrjeti i ujësjellësit i kushtoi buxhetit të shtetit 376 milionë lekë

Investimi përfshiu ndërtimin e një depoje me kapacitet 500 metër kub si dhe të një rrjeti transmetimi prej 15.6 kilometrash, i cili do të siguronte furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të 17 mijë banorëve të qytetit të Krujës.

Punimet e kontratës me objekt “Shtim i sasisë së furnizimit me ujë të qytetit të Krujës”, që u prezantuan si ujësjellësi i ri i Krujës, janë kryer nga bashkimi i operatoreve ‘Bami’ dhe ‘Curri SHPK’ ndërsa mbikëqyrja e punimeve nga firma ‘Erald-G’.

Edhe, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi një vit më parë se ky projekt ishte i domosdoshëm pasi uji nuk është në cilësinë e duhur për shkak të amortizimit të rrjetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular