BallinaPolitikeAlizoti: PD po shkon drejt çarjes, tensioni është i madh

Alizoti: PD po shkon drejt çarjes, tensioni është i madh

Deputeti i PD Tomor Alizoti tha se kjo forcë politike është pranë përçarjes. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Alizoti tha se në parti është krijuar tension, mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës.

“Tensioni është aq i madh sa je gjithë kohës:  O je me mua o nuk je me mua. Dhe po intimidohen të dyja palët”, u shpreh deputeti.

Më tej Alizoti shpjegoi pozicionin e tij, ndërsa tha se kriza ka ardhur nga 2 figurat e PD.

“Unë nuk jam me palët, se nuk jam pjesë e krizës. Kriza ka ardhur nga 2 figurat e PD. Kjo gjë nuk më përfshin as mua as grupin parlamentar  dhe as njerëz të tjerë”, tha Alizoti duke shtuar se personat që janë pjesë e konfliktit kanë përgjegjësi historike.

“PD është drejt çarjes. Personat që janë pjesë e konfliktit kanë përgjegjësi historike mbi këtë parti e cila përfaqëson ata që nuk jetojnë më, ata që jetojnë sot dhe ata që do jetojnë nesër”, tha Alizoti.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si mund të zgjidhet kjo krizë, Alizoti tha: Ata qe janë përgjegjës të krizës, konfliktit mund të bëjnë hapin e parë që ta ulin krizën. Sepse pozicionet janë shumë të ashpërsuara, sepse që të dyja palët mendojnë që kanë të drejtë.  Këta të dy mund të ruajnë që PD të mos çahet. Pastaj PD ka nevojë për alternativë, ka nevojë për ideologjinë që nuk e ka patur dhe nuk ka. Nuk e definojmë dot PD është e majtë apo është e djathtë. PD duhet të ketë elitat e saj dhe duhet të ketë një garë serioze”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular