Basha poston mesazhin nga fjala në Kuvend: Një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien! Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin se shqiptarëve do t’u hapet rruga e zhvillimit dhe integrimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se Shqipëria duhet dhe do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga llumi 30-vjeçar i tranzicionit.

Ndërkohë, kreu i PD-së, ka postuar edhe pjesë nga fjala e tij sot në Kuvend, ku ndër të tjera u shpreh se një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien dhe shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite.

Pra që t’i themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit, ku padiskutim maja e llumit je ti, padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e ke peshkuar mirë tetë vitet e shkuara, një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike, që në fund të fundit çfarë janë?!

Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura për të kundërtën. Sakrifica e demokratëve, në emër të shqiptarëve, nuk do të shkojë kot. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë.

Vendosmëria ime është e pakthyeshme!

“Trekëndëshi i Bermudës” i ka ditët e numëruara! Kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve, ti i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien! Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite”, tha Basha sot ne Parlament.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.