Nga Taulanda Jupi
(Anetare e Kryesise se PDSH)
(Anetare e Kryesise se PDSH)
Partia Demokratike e Shqipërisë nuk është vetëm parti e demokratëve. Partia Demokratike e Shqipërisë i përket si një pasuri e patjetërsueshme shqiptarëve.
I përket së pari atyre shqiptarëve që për 45 vite të gjatë u vranë, u persekutuan, vuajtën dhe mbijetuan nën një regjim të egër e gjakatar, po aq sa ju përket atyre që jetuan dhe përballuan 30 vite të këtij tranzicioni të vështirë dhe të pambarim.
A mund të ketë shkelje statuti në një vendim të marrë mbi një çështje, madje ngjarje “extrastatutore” – pra të paparashikuar në statut? (referohem këtu vendimit për pezullimin e Dr. Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, deri në qartësimin e marëdhënies së tij me SHBA dhe Departamentin e Shtetit)
Marrja e një vendimi të tillë nga Kryetari i Partisë Z.Lulzim Basha, i cili nuk është një individ por një institucion që përfaqëson vullnetin e zgjedhësve/ në këtë rast 85% të anëtarëve të Partisë Demokratike, ishte një vendim i vështirë jo vetëm politikisht, por edhe emocionalisht për shumë demokratë, por në thelb të kësaj vendimmarrje, nuk duhet për asnjë çast të harrojmë, është një nga nenet që shërben si “shtyllë kurrizore” e statutit të partisë i cili përcakton objektivat dhe qëllimet politike të saj, pikërisht neni 3:
Neni 3
Qëllimet Politike të Partisë Demokratike të Shqipërisë
“Partia Demokratike e Shqipërisë synon të garantojë sigurinë kombëtare dhe të kontribuojë si vend anëtar i NATO-s dhe në bashkëpunim me institucionet europiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera organizma ndërkombëtarë për të siguruar paqen, lirinë, demokracinë, garancinë ekonomike.
Sfida sot nuk është radhitja në këtë apo në atë krah, sfida sot është tejkalimi i vetvetes si një detyrë e çdo njërit prej nesh në shërbim të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si një pasuri që i përket të gjithë shqiptarëve, si e vetmja alternativë kundër një partie-shtet që mban pushtetin përmes votës së vjedhur!
Bashkë