“Revolucion” në mediat sociale, Facebook ndryshon emrin, tashmë do quhet…

0

Facebook ka njoftuar zyrtarisht se ka ndryshuar emrin. 

Platforma më e madhe e rrjeteve sociale në botë tashmë do të quhet ‘Meta’, si pjesë e një riorganizimi të madh të kompanisë

Një vendim i tillë u njoftua gjatë konferencës vjetore të Facebook nga themeluesi Mark Zuckerberg, i cili tha se kompania do të përfshinte më mirë atë që firma bën.

Shefi i gjigandit të teknologjisë tha se ndryshimi do të bashkonte aplikacionet dhe teknologjitë e tij të ndryshme nën një markë të re.

Emri i ri ‘Meta’ (Rrjedh nga termi informatik Meta-Data, i referohet gjerësisht idesë së një mjedisi virtual të përbashkët, i cili mund të aksesohet nga njerëz që përdorin pajisje të ndryshme komunikimi.

Gjithashtu, kompania zbuloi edhe logon e re në selinë e saj në Menlo Park, Kaliforni, duke zëvendësuar logon ‘Like’ me gishtin lart me një fjongo blu (simbol i infinit).

Ndryshimi i emrit vjen pas një serie historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.

Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.

Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë ‘Alphabet’, por megjithatë, emri nuk ka arritur të ndryshohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.