BallinaKryesoreBasha poston videomesazhin dhe ironizon Ramën: Bëni “Trekëndëshin e Bermudës”, qani hallin...

Basha poston videomesazhin dhe ironizon Ramën: Bëni “Trekëndëshin e Bermudës”, qani hallin bashkë me Metën dhe Berishën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar mesazhin e tij të djeshëm që bëri në Kuvend, ku shigjetoi kryeministrin Edi Rama.

Përmes një videomesazhi kreu i opozitës mes ironisë i kthehet Ramës, që ky i fundit të pranojë publikisht se e ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

MESAZHI I BASHËS
E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!
Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.
Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular