BallinaOP EDPërbashkim dhe jo ndarje

Përbashkim dhe jo ndarje

Nga Nexhbedin Basha

Kam digjue këto ditë tam-tame të pafund. Realisht me dashje apo pa dashje mbështetësit e opozitës e kanë humbur disi orientimin. E në fakt nuk ka reagim për të mbrojtur të drejtat e tyre si; papunësia, çmimet e larta të bukës, të vajit, naftës e benzinës, për pagat e ulta, problemet sociale, korrupsioni, etj, etj, por për të mbrojtur “Unin”.  Ish-kryetari i PD Berisha, i lidhur në gardh nga amerikanët, pas shpalljes “non grada”, ka “ngritur armët”, duke shfryrë dufin e urrejtjes më shumë ndaj Bashës, se sa ndaj Ramës. Ky reagim i tij erdhi pas një deklaratë publike të bëri kryetari i opozitës, i cili e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, deri në çlirimin ligjor. Nga zemërimi Ai ngriti foltoren, duke organizuar takime me demokratët në çdo rreth. Kjo në fakt konsiderohet një gjë e mirë, një rizgjim i elektoratit të djathtë, një imazh pozitiv në sensin e bërjes publik të gjërave që shqetësojnë shqiptarët. Iniciativa të tilla në dobi të shoqërisë në përgjithësi përshëndetën. Por, kur fillon anatemimi ndaj një njeriu, aktualisht kryetar opozite, i zgjedhur me votat e anëtarësisë, një anëtar një votë 3 muaj më parë, kjo pastaj përbën sens, për t’u analizuar.

Sipas mendimit tim foltorja, tubimet, protestat, janë mjete demokratike në funksion të shëndoshjes së demokracisë. Dhe këto instrumenta të jenë objekt  jo të përjashtimit, përbaltjes dhe përçarjes, por i përbashkimit brenda rradhëve të së djathtës. Kjo situatë në PD i shërben vetëm Edi Ramës, ai gajaset me këtë që ndodh. Këtë kënaqësi të konfliktit e pohon edhe në daljet publike në parlament, në media, përballë kamerave etj. Atij i intereson një opozitë e dobët dhe e përçarë, ku të këtë terren ta godasë. Ta ketë sa më të lehtë sulmin ndaj saj me synimin të rrijë sa më gjatë në pushtetin e kapur, që e realizoi edhe më ndihmën e disa deputetëve të blerë të opozitës, të legjislaturës së kaluar, që nuk ju binden partisë së tyre që i kandidoi, por u bënë palë me pushtetin për interesat personale.
Në gjitha daljet publike, para shpalljes non grada nga Amerika, ish Kryeministri Berisha, ja njohu të gjitha meritat dhe kontributet Lulzim Bashës,  si për Rrugën e kombit, heqjen e vizave, tunelin e Elbasanit, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATA, për lëvizjen pa viza, në kauzën e dekriminalizimin, etj, etj. Po ashtu ka dëshmuar disa herë se zgjedhjet u vodhën dhe që u blenë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. U përdor makina shtetërore dhe pushteti i lidhur me me krimin e personazhistët që deformohen votën e elektoratit. Të gjitha këto sollën edhe humbjen. Si qytetar do thoja se një foltore pas kësaj humbje duhej dhe u bë mirë për PD, por jo foltore me tendencë denigrimi. Populli kërkon bashkim, jo përçarjen të PD. Ndaj dhe presin një përbashkim të madh të së djathtës shqiptare dhe jo përçarjen të saj.
Lulzim Basha, politikani më profil perendimor
Dy fjalë për Lulzim Bashën: Ai është i pari politikan që hyri në politikë në 2005, duke deklaruar pasurinë dhe burimin e të ardhurave, veprim që nuk e kish bërë askush në parlament. U kandiduar si një frymë e re në PD së bashku me shumë të rinjë të arsimuar në perëndim. Asokohe vjen më disa projekte si drejtues KOP -it. Gjestin e tij të deklarimit të pasurisë, jo vetëm që nuk trajtuan si një risi që po futej në parlament, por medias asaj kohe pranë pozitës dhe disa kandidatëve për deputet të PS, nuk ju erdhi mirë kjo dhe kërkuan të gjejnë burimin e të ardhurave. Nuk u mjaftuan me këtë dhe nisën të gërmojnë  sipas asaj patutën në një film shqiptarë “gërmë Tare gërmo se do gjejsh qenin e ngordhur” dhe në fakt e gjetën. Më pas meqënëse i ishin qepur si rrodhe hodhën tezën “Agjent të serbëve” dhe kë personin që bëri letrat për të dërguar Millosheviçin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kur këto alibi u rrëzuan dhe Lulzim po ngjiste shkallët e karrierës një e nga një ministër Transporti, ministri i Jashtëm, Ministri i Rendit Publik dhe më pas Kryetar Bashkie i qytetit të Tiranës, gjetën një fabul “Luli i Vocër”, “djali Berishës”. Natyrisht synimi ishte të zvoglonin sa më shumë imazhin. E them këtë se një fjalë e popullit thotë “Pema që ka kokra gjuhet”. Edhe Luli sa ka vënë në vështirësi pushtetarët e PS nëpërmjet daljeve publike e në parlament është gjuajtur, jo më gurë, por me fjalë. Por, fjala peshon më rëndë se plumbi. Sikurse e tha edhe vetë për 8 vjet si Kryetar i PD, Kryeministri Rama e ka cilësuar “kukulla e Saliut”, tani Saliu e cilëson  “pengu i Ramës”. Përgjigja ime është “pema që ka kokra  gjuhet”.Dhe Lulzim do të gjuhet nga të gjitha krahët se është intelektual me profil perendimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular