BallinaKryesore“Po rilind bolshevizmi leninist”, Malaj-Ramës: Qeverisja me gjyqe popullore e fletërrufe

“Po rilind bolshevizmi leninist”, Malaj-Ramës: Qeverisja me gjyqe popullore e fletërrufe

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj, e cilëson mandatin e tretë të qeverisjes “Rama 3” si qeveri me gjyqe dhe fletërrufe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se kemi një Rilindje të bolshevizmit lenisist.

“Qeverisja me gjyqe popullore në “sheshet” e mbledhjeve online apo me fletërufe që shikojmë për ditë në TV, ku të gjithë shpallen fajtorë dhe vetëm madhëria e tij shpëtimtarë orbitar-konfirmon mentalitetit bolshevik se kur themi Partia nënkuptojmë Leninin dhe kur themi Lenini nenkuptojmë Partinë dhe gjithë pushtetet e sovjeteve”.

Postimi i Arben Malajt

Qeverisja me gjyqe popullore në “sheshet” e mbledhjeve online apo me fletërufe që shikojmë për ditë në TV, ku të gjithë shpallen fajtorë dhe vetëm madhëria e tij shpëtimtarë orbitar-konfirmon mentalitetit bolshevik se kur themi Partia nënkuptojmë Leninin dhe kur themi Lenini nenkuptojmë Partinë dhe gjithë pushtetet e sovjeteve.

Ky është modeli qe po qeveris në shumë vende, në Europën Lindore, në Ballkan dhe në Shqipëri. Në këtë artikull gjenden 5 këshilla praktike për lidershipin ku në thelb është humanizmi dhe jo arroganca, ndjesia njerëzore dhe jo brutaliteti banal, ku punonjësit dhe drejtuesit e niveleve bazike të qeverisjes janë pjesë e integrale e sfidave jo pjesë shkarkuese e dështimeve.

Prof Adam Grant i Wharton University në librin e tij “Give and Take” argumenton në mënyrë shkencore se një ambient pune dhe bashkëpunimi pozitiv prodhon produktivitet më të lartë që në këtë rast duhet jetë qeverisje më e mirë e vetvetes, ekipeve në biznes por edhe në drejtimin e çdo institucioni qeverisës, politik dhe partiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular