BallinaKryesoreRama, qeveri e Bordit të Mafias, një gjyq, me Sheikun e Portit...

Rama, qeveri e Bordit të Mafias, një gjyq, me Sheikun e Portit te Durrësit?

Nga Basir Çollaku

Rama, Qeveri e Bordit të Mafias, një gjyq, me Sheikun e Portit te Durrësit??
Edi Rama në Bordin e Mafias?!?!
A është qeveria e sotme, një instrument për të trajtuar sipas kërkesave, oreksin e Bordit të Mafias në Shqipëri?!
A kanë Ndrangheta, Sacra Corona, Cosa Nostra zgjatime të organizatave kriminale ndërkombëtare në Shqipëri?
A ka një problem të ri një Becchett tjetër Edi Rama.me sheikun gjoja ndërtues të portit të ri 2 miliardë euro të Durrësit, sepse brenda kësaj ngjarjeje ka një tjetër masakër mashtrimi nga qeveria shqiptare dhe gjyqin e kemi në prag, ku do të humbasim.miliona të tjerë në Gjykata ndërkombëtare??!
Sepse pala shqiptare ka përdorur marifete ??
A kanë deklaruar shefi antimafies italiane, Cafiero de Raho dhe prokurori antimafies Nicola Gratteri, në mënyrë të përsëritur madje kanë sjellë mjaft dosje si prova se Mafia Shqiptare, ka zgjatime në zyra publike, polici, gjyqsor, adminsitratë, politikë?!?
A thone raportet e DASH, CIA, DEA, Europol, Guardia di Finanzzia, BE se Krimi Organizuar shqiptar, ka marrë vende kryesuese, nga i pari në të gjashtin në botë për trafik ndërkombëtar të canabis, heroinës dhe kokainës?
Thonë njëherazi raportuesit e mësiperm se bandat mafioze shqiptare, furnizohen si dorë e parë me kokainë në Kolumbi, Ekuador, Venezuele, dhe më pas e sjellin në Shqiperi duke qenë bazë përpunimi dhe eksporti në vende të BE??
Laboratori i kokainës në Xibrake, në Maminas dhe ai i heroinës ne Has në Kukës jane dëshmi dosjesh publikisht të njohura, ndonëse të pandehurit e mëdhenj ia dolën të dslin pa.lagur.
A thonë po këta partnerë seriozë se në Shqipëri me ndërtimet dhe investime të tjera po pastrohen miliarda euro para të pista të Mafia-s?!?
Megjithë zhurmën e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, a kanë të njëjtët drejtorë qarqesh, pavarësisht riciklimeve, blloqet ku kanë shënuar parcelat e hashashit dhe taksat përkatëse? A ka jo pak nga këta drejtorë kohëgjatë ushtarë te bandave dhe lidhjet e tyre nu janë fort sekrete, madje as për drejtorin e ri, se i vjetri ishte kusureshumë?
A deklaroi ish-ministri i brendshëm Fstmir Xhafa se vettingu në polici, u ndalua sepse u investuan grupe kriminale? Si iu bind qeveria jonë antikorrupsion, këtyre mafiozëve qe artikulon ministri, përballë projeltit të lumtur ndërkombëtar për drejtësinë?
A ishte OFL njësia amnistuese për mjaft pasuri kriminale dhe një dështim me regji nga Edi Rama, me një rezultat suksesi ca kilogramë scrap, por në funksion të grabitjes mjerane mafioze elektorale?
A jemi në hartën kryesore të mashtrimeve financiare në Evropë, me mijëra callcenter për gjoja marketing dhe tashmë kemi hyrë dhe në tregun e fermave të bitcoin duke rritur ndër të tjera vjedhjen zyrtare të energjisë ndjeshëm??!
Për të thënë jo, nuk gjen dot prova.
Emrat ka plot, por kryesues janë disa.
Damian Gjiknur tërmet inceneratori, njeriu i dosjes 184, tenderin miliardash te Unaza e Re, telasheve e mistereve financiare me gurunë indian për një histori parash në Frankfurt??
Arben rindertim Ahmetaj, në tërmete dhe histori inceneratori
Ilir sterilizimBeqja, në koncensionin dosje dhe Agjenci Donacioneve, ku do të kalohet nëpër duart e gjata të ish-ministrit.
Vangjush Dako në dosjet 184 dhe 339 me një pafundësi akuzash provash dhe aferash për lidhjet me Krimin dhe Bandat e Durrësit??
Lefter Koka te inceneratorët me një dynja dosjesh të ngecura në Prokurorinë e Posaçme?!
Erion Veliaj, kullezuesi i frikshem, shembësi i paligjshëm i Teatrit Kombëtar, e asgjesuesi i Tiranes, shto inceneratoret dhe punet sipas dosjeve me Ndrangheta.?!
Belinda Balluk ne dosjet e shitje-blerjeve të energjisë, bashkë me Adrian Çelën dhe Benet Becin. ?!
Pamela Qirko, motra e ministres, shefja e shkallës së parë të vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve, së cilës mazhoranca dhe opozita po i zgjasin mandatet ndonëse Kushtetuta, ka mekanizma të percaktuar ligjorë, të ecurisë së procesit.
Ardian Dvorani, një dosje në SPAK për kampionin komik të antikorrupsionit. Dosje e cila ka ndërhyrje arrogante diplomatike, të pushohet, ngaqë nuk po hetohet për ta shpallur fajtor, ashtu siç realisht provat e mundësojnë?
Sajmir Tahiri një tjetër dosje taksi për trafik ndërkombëtar droge, endet nëpër SPAK për të cilën Edi Rama bën namin dhe kujdes të frikshëm të mos mbarojë kurrsesi me denim fajësie, sepse e merr me vete. !!
Tenderi 28 milionë euro uniformave të policise ku ministri Lleshi dhe shfi tij Edi Rama nuk dinë asnjë germë zullumi, por e marrkan vesh nga media dhe SPAK fiket rrugës???!
Bled Çuçi, minister i brendshëm dhe zonja e tij Delina Fico, shoqatës të së cilës, i jane dorëzuar dosjet e Gjykatës së Lartë.
Këto janë vetëm disa nga qokat financiare kriminale, mafioze, të Edi Rames, ku ai eshte kryeaksioner..?!?
Borxhet e Ramës, janë për të mbushur këto gropa thithëse dhe liruar përkohësisht pengmarrjen nga ortakët e botës së nëntokës. Për të shlyer faturat e tyre.
Opozita do të ishte domosdoshmërisht mire të mos gjente asnjë arsye për të votuar borxhmarrjen katastrofike 700 milionë euro. Por të tregonte mënyrën për të refuzuar, pasi kishte mjaftueshëm argumente ligjore, morale dhe politike.
Partia Demokratike, nuk duhet të rrijë poshtë çadrave diplomatike dhe të flasë gjithnjë me oreks-shijet e tyre, të cilat janë thuajse gjithnjë dëshira të Edi Ramës.
Nëse lejon të mbajë ndezur e më pas mbushur, gropat e oligarkëve dhe të Mafias, je thjesht duke e shpëtuar, duke i hequr lakun nga fyti qoftlargut, që e thërret gjithë ditën me të drejtë, Kryemafioz..
E që në fakt është e vërteta..
Ai, Edi Rama, njeriu kyç i Bordit të së Keqes, duhet zhdukur nga ajo zyrë..
Por, siç thotë Harari, për të bërë omletë, duhen thyer disa vezë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular