BallinaKryesoreBallkan i hapur”, “treshja” u katandis “dyshe”!

Ballkan i hapur”, “treshja” u katandis “dyshe”!

Nga Tritan Shehu

Vucic e Rama do te takohen ne vetmine e tyre neser ne Beograd, pa Zaev mbas doreheqjes shume dinjitoze te tij.
Te dy bashke po kthehen ne formatin ku e nisen ne Novi Sad kete aventure te deshtuar prej fillimit.
Ne fakt jane pikerisht keta te dy me “Mini Shengenin” e tyre, nje nga shkaqet e humbjes se Zaev, duke e kthyer ate nje nga dy tellallet e atij projekti Vucician.
Mesazhet e transmetuara nga ky “Minishengen” me rrezikun e hegjemonizmit ekonomik e politik serb mbi Maqedonine e Veriut e Rajonin, qe ne gjuhen me te thjeshte perkthehet “Jugosllavia e Re”, me largimin tone nga Europa e Perendimi qe ai permban duke tentuar te “ankorohet” diku ne Lindje edhe nepermjet Unionit EuroAzia te firmosur nga Serbia etj etj, kane qene disa nga faktoret e votes kunder Zaevit, te humbjes se tij elektorale.
Rezultati ne MV tregoi se popujt dine te “perkthejne” ne vota kunder mesazhet e gabuara.
Ndersa zhvillimet e metejshme ne Shkup deshmuan gjithashtu se dhe politikanet kane filluar te reagojne e terhiqen si Perendimore kur humbin, sic beri Zaev.
Keto tregojne se nje ere Perendimore e Europiane, ndoshta dhe e dobet per momentin, po fryn mbi Rajonin tone.
Per te shtyre me tej ne drejtimin e duhur, Ballkanit Perendimor i duhen projekte bashkepunimi te realizuara ne perputhje me standartet europiane, te pregatitura, financuara, iniciuara e garantuara nga Brukseli, si Procesi i Berlinit, CEFTA etj
Vetem keshtu keto nisma ne vend qe te tkurren nga tre ne dy vende pjesemarese, do te behen nje mundesi pjesemarje si te barabarte te te gjashte vendeve tona, si dhe do te jete i mundur te perfshihet ne ato dhe kontributi i disa prej shteteve antare te BE.
Vetem keshtu ato do t’i sherbejne realisht bashkepunimit tone rajonal me kryefjale integrimin europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular