BallinaKryesoreAndi Lila: Si e shpëtova karrierën pas shakasë me imamin për priftin...

Andi Lila: Si e shpëtova karrierën pas shakasë me imamin për priftin e Janinës

Ish futbollisti i kombëtares shqiptares, sot kreu i sindikatës së futbollistëve shqiptarë, ka rrëfyer në emisionin “Refleksione” në ABC, momentin më të vështirë të karrierës së tij. Bëhet fjalë për një ngjarje të marsit 2017, ku Lila dhe disa futbollistë të kombëtares u përfshinë në një shaka me Metropolitin e Janinës, e që u përcollën live në rrjetin social të imamit Ahmed Kalaja. “Më kujtohet se, teksa lexoja se si hapeshin mediat greke, duke më akuzuar ashpër për shakanë me metropolitin e Janinës, jam ndjerë shumë i tupëruar për atë që kish ndodhur. Dhe ka qenë një nga momentet më deçizive të karrierës sime, por edhe në jetën time. Më kujtohet se si konsulli shqiptar në Janinë, kreu i Bashkisë së Janinës dhe mjaft miq të mi atje, më telefonuan duke më kërkuar që të mos udhëtoja drejt Janinës, drejt ekipit të cilit unë luaja, se ndoshta do më arrestonin në kufi”, rrëfeu Lila, i cili vendosi të nisej vetë drejt metropolitit.

“I bindur se misioni i kishës dhe xhamisë janë falja, i kërkova takim metropolitit Maksimus. Ishte presidenti i ekipit që ndërmjetësoi dhe mbaj mend se ishte një takim shumë njerëzor. Përpara mediave mitropoliti tha se ndihej i befasuar nga kërkesa ime e ndjesës dhe se isha një shembull për të gjithë ata grekë që talleshin me kishën e nuk kërkonin kurrë ndjesë. Shqiptari Andi Lila, u tha ai mediave, gaboi dhe kërkoi falje”, kujtoi Lila, i cili më pas është befasuar nga metropoliti Maksimus i cili shkoi në stadium në fundjavë e ndoqi ndeshjen dhe duartrokiti Lilën. “T’ju them të drejtën këto ishin duartrokitje shumë të rëndësishme për mua, pasi nuk ishin duartrokitje për shkak të talentit, por ishin duartrokitje guximi. Ishte një mësim për jetën time”, rrëfeu Lila, i cili kujtoi edhe hapat e tij që nga mosha 12-vjeçare me ekipet zinxhir të Besës, qytetit të tij të lindjes, e deri në kontatën më pas me Tiranën, Janinën dhe Parmën.

Lila kujtoi edhe tre vitet si lojtar i “Tironës”, siç i pëlqen të thërrasë klubin historik të kryeqytetit. “Në kampionatin e vitit 2008-2009 arritën të fitonim kupën dhe superkupën me Tironën, fitore që edhe sot më emocionojnë sa herë i kujtoj. Unë arrita të përshtatesha shpejt dhe isha me fat sepse shënova golin e fitores në derbi me Partizanin që në ndeshjen e parë, në minutën e fundit të ndeshjes, teksa rezultati ishte 1 me 1. Më mirë se kaq nuk mund të ishte një debutim”, u shpreh Lila, duke theksuar se koha e tij si lojtar i Tiranës ka qenë shumë e rëndësishme edhe për karrierën e mëvonshme, pasi në atë kohë ishte edhe pjesë e ekipit kombëtar. “Por pavarësisht se lëviza në disa ekipe, unë nuk e harrova kurrë profesorin tim, Fisnik Kosova, i cili është shtysë për akademinë e fëmijëve të cilën e drejtoj sot”, tha Lila.

Ai ka kujtuar me emocion edhe marrëveshjen e tij me ekipin e Parmës në Itali. “Realizova ëndrrën time për të qenë pjesë e ‘Seria A’. Unë luajta me Parmën dhe shënova edhe dy gola. Ka qenë një hap i jashtëzakonshëm për mua, por që fatkeqësisht u ndërpre pasi Parma si ekip falimentoi dhe shkoi në kategorine e katërt”, ka kujtuar Lila, i cili nuk harron të shprehë edhe keqardhjen që pas falimentimit të Parmës nuk arriti të vazhdojë të luajë në kampionatin italian pavarësisht se kishte oferta nga Bolonja, Sasuolo e Verona. “Por unë, edhe pse isha nga mesi i Evropës, për atë kampionat isha ekstrakomunitar, dhe nuk mund të gjeja hapësira. Kjo e penalizoi vijimin e karrierës në atë kampionat”, ka kujtuar Lila në emisionin “Refleksione”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular