BallinaKronikeDosja e SPAK/ Kush e rrëmbeu dhe zhduku Jan Prengën, 7 të...

Dosja e SPAK/ Kush e rrëmbeu dhe zhduku Jan Prengën, 7 të akuzuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për rrëmbimin e Jan Prengës.

SPAK ka dërguar për gjykim 7 persona të akuzuar si porositës dhe ekzekues të rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së tij. Ata janë Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Kështeja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

SPAK ka lënë të lirë nga hetimet Bajram, Leonard dhe Elton Hajrin, si dhe Aleks dhe Ardian Doçajn thotë se nuk provohet që këta persona të kenë kryer vepra penale.

Nga hetimet e kryera nga SPAK thotë se rezulton që Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës.

Rexhepi dhe Doçaj kanë urdhëruar vrasjen e Prengës pasi shkak për këtë është bërë vjedhja e një sasie kokaine nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit në Angli.

Sipas SPAK, organizimin e rrëmbimit e kanë kryer Martin Bleta dhe Korado Kështeja ndërsa rrëmbimi është bërë në Kamzë më 17 janar 2020 nga Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

SPAK thotë se hetimet ende po vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Edhe pas 22 muajsh trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular