BallinaKryesoreDenoncimi i PD për ‘non grata-n’ e Tom Doshit/ Prokuroria mbyll hetimet!...

Denoncimi i PD për ‘non grata-n’ e Tom Doshit/ Prokuroria mbyll hetimet! Vendimmarrja finale i kalon KQZ-së

Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës ka mbyllur hetimet për Tom Doshin dhe ia ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dosjen me verifikimet përkatëse.

Prokuroria e ka lënë tashmë në dorën e KQZ-së të vendosë nëse mandati i deputetit që Tom Doshi fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, është i vlefshëm ose jo.

Verifikimet e Prokurorisë nisën me kërkesë të Partisë Demokratike, e cila kërkonte që KQZ të mos pranonte kandidimin e Doshit në zgjedhje sepse DASH e kishte shpallur non grata.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.

CFARE KERKOI PD

Njoftimi i plotë:Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular