BallinaKronike"E mori në shtëpi për qëllime serioze"/ Habit avokatja e të riut...

“E mori në shtëpi për qëllime serioze”/ Habit avokatja e të riut që përdhunoi 11-vjeçaren në Lushnje

19-vjeçari Fisnik Halili, djali nga Cërriku, i cili akuzua se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjës, mbeti në burg

Avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta, ka hedhur poshtë akuzat. Ajo befasoi me deklaratën e saj, ndërsa pohon se djali e kishte marrë në banesë vajzën pasi kishte qëllime serioze, ndërsa nënvizoi faktin se ai nuk e dinte që ajo ishte 11 vjeçe.

“Nga akuza nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’.

Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai thotë se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur.”- tha avokatja.

Ngjarja e rëndë u denoncua një ditë më parë nga prindërit e vajzës, ndërkohë që policia arrestoi 19-vjeçarin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular